Duke u bazuar nga profesionistët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, njoftohet se përgjatë 24 orëve të fundit, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, dhe fatmirësisht nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Kurse sa i përket vaksinimit, përgjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 64 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Së fundmi, përmes faqes zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, njoftohet se kjo Ministri në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, me UNICEF-in dhe USAID-in, njoftojnë që të sëmurët nga COVID-19 mund të përballen me gjendjen post-COVID apo me COVID-19 të zgjatur, duke përjetuar probleme të ndryshme shëndetësore për muaj të tërë. Prandaj, mënyra më e mirë për të parandaluar këtë është vaksinimi i plotë kundër COVID-19 dhe marrja e dozës së tretë/përforcuese.