– Me datën 14 maj, të vitit 1998, ka ndërruar jetë këngëtari dhe aktori i famshëm, Frank Sinatra, në moshën 82 vjeçare, pas një ataku në zemër.
– Në këtë datë, të vitit 1957, Elvis Presley u dërgua me urgjencë në një spital të Los Anxhelosit pasi gëlltiti një copë porcelani.
– Në po këtë datë, të vitit 2004, vokalisti i bendit Coldplay, Chris Martin dhe gruaja e tij Gwyneth Paltrow, u bënë prindër të vajzës që e pagëzuan me emrin Apple.