Më 30 prill, të vitit 1983, Michael Jackson qëndroi për 3 javë në pozitën e parë, në tabelën e këngëve më të mira, me këngën e tij ‘Beat It’, që ishte pjesë e albumit të tij të tretë me radhë ‘Thriller’.
Data 30 prill, e vitit 2004, shënoi paraqitjen e fundit publike të këngëtarit Ray Charles, në një studio në Los Angelos. Me datën 10 qershor, të po atij viti, ikona e muzikës amerikane, Ray Charles, ndërroi jetë, në shtëpinë e tij në Beverly Hills, Kaliforni. Shkak ishin komplikime nga sëmundja e mëlçisë. Ai ndërroi jetë në moshën 73 vjeçare.
Më 30 prill, të vitit 1991, ka lindur reperi dhe producenti amerikan Travis Scott.