Me qëllim të rritjes së sensibilizimit dhe vlerësimit të skulpturës si formë arti, në çdo të shtune të fundit të muajit prill, shënohet ‘Dita Ndërkombëtare e Skulpturës’.
Kjo formë arti daton që nga kohërat e lashta, ndërsa skulpturat e para filluan të shfaqen në periudhën parahistorike të epokës së gurit, fillimisht të përdorura si idhuj fetarë.
Disa prej skulpturave dhe statujave më të famshme në botë janë: Sfinksi i madh në Egjipt, Mendimtari dhe Venus De Milo në Francë, David në Itali dhe Statuja e Lirisë në SHBA.
Kjo ditë ka filluar të shënohet që nga viti 2015.