Njësitet policore për menaxhim dhe kontrolle të trafikut nëpër rrugët e vendit, si në rrugë lokale, rajonale dhe autostrada, janë duke punuar për të garantuar dhe mundësuar një qarkullim të rregullt dhe pa pengesa, për të gjithë pjesëmarrësit në trafik. Në një prononcim për Radio KFOR-in, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, apeloi tek pjesëmarrësit në trafik që të jenë të kujdesshëm: “Apelojmë tek drejtuesit e automjeteve që të jenë më të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat në trafik, në veçanti të ju përmbahen kufizimeve të shpejtësisë të cilat përcaktohen përmes shenjave në rrugë, në mënyrë që të parandalohen aksidentet që shpesh po përfundojnë me pasoja të rënda.”
Policia e Kosovës përveç fushatave vetëdijesuese, për pjesëmarrësit në trafik dhe për të gjithë kundërvajtësit apo shkelësit e rregullave të trafikut, po vazhdon të ndërmerr dhe do të ndërmerr masa aktive ligjore.