Veprime të vogla, mund të bëjnë ndryshime të mëdha. Duke respektuar vetëm disa këshilla të vogla për kursimin e energjisë, ne jo vetëm që kontribuojmë në të mirë të komunitetit për furnizim të qëndrueshëm, por e ndihmojmë edhe ekonominë tonë familjare, pasi duke kursyer energjinë elektrike ne kursejmë edhe xhepin tonë. Prandaj sot, Radio KFOR-i ua sjellë disa këshilla praktike të cilat mund të aplikohen nga të gjithë ne:
- Fikni dritat që nuk i shfrytëzoni: nëse i fikni dy llamba inkandeshente 100 vat-ëshe për dy orë, mund ta kurseni xhepin tuaj për dhjetëra euro në vit. Natyrisht shumë më e mirë se kjo, është që të kaloni tek ndriçimi LED.
- Bëni dush të shpejt: Për të ngrohur ujin ne harxhojmë energji elektrike, andaj sa më i shkurtë dushi, aq më pak energji e konsumuar.
- Fikni ujin kur lani duart apo dhëmbët, pasi për ta ngrohur ujin paraprakisht keni shfrytëzuar energji elektrike.
- Hiqni nga priza pajisjet elektronike të papërdorura: Energjia e shfrytëzuar vetëm duke mbajtur në priza pajisjet që nuk i përdorni mund të përbëjë 10% të përdorimit mesatar vjetor të energjisë elektrike të një familjeje.
- Lani rrobat me ujë të ftohtë: Përkujdesuni që ta mbushni paraprakisht makinën larëse përpara se ta fusni në funksion dhe gjithmonë përdorni opsionin e larjes së rrobave me ujë të ftohtë.
Natyrisht që ka edhe dhjetëra mënyra të tjera për kursimin e energjisë elektrike dhe respektimi i tyre individualisht, do të thotë kursim i madh që vjen nga shoqëria si tërësi dhe natyrisht furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike për të gjithë planetin.