Shefi i Menaxhmentit të Trajtimit të Eksplozivëve (ETM) të KFOR JENG, z. Ciprian Andrica, në një intervistë dhënë Radio KFOR-it, tregoi se cilët janë akterët përkatës të përfshirë në deminim në Kosovë si dhe gjithashtu tregoi se a ekziston një nivel i duhur koordinim-bashkëpunimi ndërmjet tyre: “KFOR-i në koordinim të ngushtë me praninë ndërkombëtare, ka arritur që të krijojë deminimin dhe reagimin emergjent të EOD-së brenda Kosovës. Në të njëjtën kohë KFOR-i është pjesë aktive e sistemit të reagimit të EOD-së, në Kosovë. Më pas, Qendra Kosovare për Veprim ndaj Minave, është duke ushtruar në mënyrë profesionale Autoritetin e Veprimit ndaj Minave mbi institucionet në strukturat qeveritare dhe joqeveritare të deminimit të Kosovës. Për sezonin e fundit të çminimeve të mbajtur në vitin 2021, duhet të vlerësohet kontributi i rëndësishëm për deminimin i ofruar nga Organizatat e Sigurisë së Kosovës, HALO trust dhe ekipet e çminimit të Norwegian People’s Aid. Duhet përmendur se për shkak të mbështetjes së konsiderueshme nga vendet donatore, që nga viti 2017, HALO Trust dyfishoi aftësitë e tyre operacionale, tani kanë dhjetë ekipe deminimi në Kosovë, ndërsa Norwegian People’s Aid operoi gjatë vitit të kaluar 2021, me nëntë ekipe. Në të njëjtën kohë, të gjitha përpjekjet dhe veprimet e organizatave deminuese janë planifikuar dhe koordinuar në mënyrë efektive nga Qendra e Kosovës për Veprim ndaj Minave. Për këtë përpjekje, KFOR-i po ofron shkëmbim informacioni dhe asistencë teknike si vlera të shtuara.”