– Me 24 mars, të vitit 1965, R&B dhe soul bendi The Temptations, publikuan vazhdimin e këngës ‘My Girl’, ku kënga tjetër titullohej ‘Its Growing’. Kënga ishte e para që shfaqte David Ruff, si këngëtarin e ri të bendit The Temptations. Është interesante që të dyja këto projekte muzikore “My Girl” dhe “Its Growing” ishin meloditë e vetme, të mbuluara ndonjëherë nga Otis Redding.
– Me 24 mars, të vitit 1979, bendi i zhanrit soft rock dhe disko, Bee Gees u klasifikuan për dy javë rresht në vendin e parë, në top listat muzikore në SHBA, me këngën e tyre ‘Tragedy’.
– Në vitin 2016, të po kësaj date, këngëtarja Adele u kthye në vendin e parë në tabelën e albumeve në Britani të Madhe, me albumin e saj të tretë me radhë, të titulluar ‘25’. Globalisht, ky ishte njëherit edhe albumi më i shitur në vitin 2015 dhe 2016. Për të promovuar albumin ‘25’, Adele filloi turneun e saj të tretë të koncerteve në mbarë botën, me turneun ‘Adele Live’, i cili filloi më 29 shkurt, të vitit 2016 dhe përfundoi më 30 qershor, të vitit 2017.