Ministria e Shëndetësisë njofton për numrin e të infektuarve, që fatmirësisht është në ulje e sipër, krahasuar me ditët dhe javët më pare.
Të dhënat e fundit tregojnë se gjatë 24 orëve, është shënuar 1 rast i vdekjes, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 si dhe numri total i rasteve aktive është 864.
Ministria e Shëndetësisë apelon tek qytetarët, që edhe më tutje të mbajnë maskat, të respektojnë distancën si dhe të mbajnë higjienën, në mënyrë që edhe më tej të minimizohet përhapja e infeksionit COVID-19.