Në kuadër të kampanjës ‘Bashkëpunimi medial’ që radio KFOR-i është duke e realizuar, me kolegët gazetarë nga mediume të ndryshme në vend, nesër (10.03) nga ora 12:00 kemi kënaqësinë që në studio t’i kemi dy nga emrat më të dashur të skenës mediale, gazetaret Fëllënza Çitaku Bajqinovci dhe Fitore Rexhepi nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK).
Kampanja ‘Bashkëpunimi medial’ ka për qëllim të promovojë bashkëpunimin e mirëfilltë në mes të Radio KFOR-it dhe të gjitha mediumeve në Kosovë.
Kampanja në fjalë e cila filloi këtë muaj, nisi me Drejtoreshën e Radio Dukagjinit, Edita Doli, Drejtorin e Përgjithshëm të Radio Televizionit Dukagjini, Dardan Belegu, si dhe me Moderatoren dhe Redaktoren e Muzikës së huaj në Radio Dukagjini, Donika Hyseni të cilët ishin të ftuarit e parë në kuadër të kësaj kampanje.