– Më 9 mars të vitit 1985, Mick Jagger lansoi këngën “Just Another Night”, e cila u radhit në pozitën e 12-të në ‘US Hits’ dhe në pozitën e 32-të në ‘UK Charts’.
– Në këtë ditë (9 mars), të vitit 1987, U2 lansuan albumin e tyre të pestë të titulluar ‘The Joshua Tree’, i cili album qëndroi në ‘UK Chart 201’ me javë të shumta, si dhe u shndërrua në albumin numër 1, në më shumë se 20 vende të ndryshme.
– Më 9 mars të vitit 1993, Sting lansoi albumin e katërt të titulluar ‘Ten Summoner’s Tales’.
– Në këtë ditë të vitit 2009, Britney Spears filloi turneu e saj ‘Circus’, i cili shënoi kthimin triumfues të këngëtares. Ky ishte turneu i parë i saj pas një pauze që nga viti 2004.