CoViD-19 po vazhdon edhe më tutje që të përhapet në vendin tonë, megjithëse ditëve të fundit kemi parë që ka rënë numri i të infektuarve. Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, referuar të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit të datës 20 shkurt 2022, nga 2.787 testime, 183 persona kanë rezultuar pozitivë. Qysh nga rasti i parë pozitiv me CoViD-19 në Kosovë e deri më sot, janë infektuar rreth 225,000 qytetarë.
Në këtë 24 orësh janë shëruar 1.129 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 216.000 persona.
Institucionet shëndetësore në vazhdimësi janë duke bërë thirrje për respektim të masave dhe vaksinim, sidomos në këtë periudhë kur Omicron (B.1.1.529) po vazhdon të përhapet, me shtim të rasteve fatale dhe është varianti dominues në qarkullim, duke rënduar akoma situatën epidemiologjike me pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve.