Gjaku është dhurata më e çmuar që dikush mund t’i japë një personi tjetër – dhuratën e jetës!
“Gjaku i sigurt shpëton shumë jetë, përmirëson shëndetin për shumë pacientë të cilët kanë nevojë për gjak”, kështu filloi prononcimin për Radio KFOR-in, shefja e dhurimit të gjakut në Transfuzionin e Gjakut, Dr. Safete Maliqi – Qormemeti dhe më tutje shtoi: “Gjaku përveç që është një përbërës i rëndësishëm i trupit tonë është edhe një lëndë kuruese, ku përdoret tek prerjet cezariane, në Gjinekologji, në Hematologji, pastaj në Pediatri dhe në Qendrën Emergjente, ku janë në pyetje disa minuta, jetë apo vdekje. Përmes këtij prononcimi apeloj tek të gjithë qytetarët, tek ata që nuk kanë dhuruar gjak deri më tani, të dhurojnë gjak duke u paraqitur në qendrën tonë, ku ne punojmë çdo ditë pune, prej orës 10:00 deri në orë 18:00 si dhe përgjatë vikendit dhe festave.”
Dhuro gjak, shpëto jetë dhe bëhu hero i dikujt që ka nevojë për ju!