Derisa po shkojmë drejt një Viti të Ri, ngjarjet kulturore në vendin tonë sapo vijnë e po shtohen. Aktivitete të shumta kulturore mund të ndiqni në këto ditë të ftohta të dhjetorit.
Me datë 23 dhjetor nga ora 20:00 Baleti Kombëtar i Kosovës jep shfaqjen “Pushimi i Kalorësve”, me Koreografi të Natalia Osipova.
Në Kino Armata, nesër (22.12.21) keni mundësi të shihni nga afër Ekspozitën e Klubeve Digjitale të Medias, ku do të prezantohen animacionet e shkurtra të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të Shkollave Kampione, ndërsa sonte (21.12.21) duke filluar nga ora 19:00, do të hapet ekspozita personale “Ngjyrat dhe Trajtat” e artistes Adriana Nimani Kutllovci, në ‘Galerinë Qahili’.
Me datën 23 dhjetor në Teatrin Oda, do të keni mundësi të shijoni përformancën muzikore “Dream a Little Dream”, që ka bërë bashkë artistët: Qëndresa Kajtazi, Daniela Markaj, Piano: Alzan Gashi, Kitare: Endrit Xërxa, Bateri: Drin Tashi dhe Kostumografe: Martina Shtufi
Një ngjarje tjetër e bukur kulturore do të jetë padyshim edhe ‘Koncerti Festiv Okarina and Band’, të cilin mund ta shijoni në Teatrin Kombëtar të Kosovës, më 26 dhjetor, nga ora 13:00