Shfaqja e pandemisë na mësoi disa gjëra të rëndësishme, mbi jetën, familjen dhe dashurinë për njëri-tjetrin. Prandaj, ky fundivit dallon nga fund vitet tjera, ku përveç uratave për shëndet e fat, ne dëgjojmë edhe apele e mesazhe se si të kemi kujdes ndaj COVID-19.
Përmes valëve të radio KFOR-it, një mesazh të tillë e dha këngëtarja njëherit kantautorja, Frontina Krasniqi, e cila me muzikë merret që nga mosha 16-të vjeçe, duke marr pjesë në koncerte dhe aktivitet të ndryshme si dhe duke e sfiduar vetën edhe në ‘Voice of Albania 5’: “Urimi im për të gjithë dëgjuesit e Radio KFOR-it, për vitin 2022, është që së pari të kemi shëndetin, të kemi pozitivitet dhe mirësi. Gjithashtu i bëj thirrje të gjithë dëgjuesve tuaj, që t’i respektojnë sa më shumë masat anti-covid, bëhuni qytetar të ndërgjegjshëm, vaksinohuni që t’i kthemi sa më shpejt normalitetit!”.
Për të larguar sa më shpejt pandeminë dhe për t’iu kthyer jetës normale, është e rëndësishme të dëgjoni këshillat profesionistëve dhe t’i respektoni ato!