Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vlerëson solidaritetin si “Një nga vlerat themelore dhe universale”, e cila përcakton marrëdhëniet midis popujve dhe vendeve anembanë globit, prandaj në vitin 2005, vendosi që datën e sotme, 20 dhjetor ta shpall si ‘Ditë Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor’. ‘Dita e Solidaritetit Njerëzor’ inkurajon nisma dhe plane të reja për zhdukjen e varfërisë dhe çështjeve të tjera globale.
Kjo ditë, rithekson rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, siç është çrrënjosja e varfërisë. OKB-ja gjithashtu shfrytëzon rastin për t’u fokusuar në promovimin e zhvillimit njerëzor dhe social edhe në vendet në zhvillim.
Në rritjen e pandemisë së korona virusit, solidariteti ndërkombëtar është bërë edhe më vendimtar!