Me 20 dhjetor, të vitit 1969, bendi The Rolling Stones, arritën në pozitën e parë me albumin e tyre të dhjetë me radhë, të titulluar ‘Let it Bleed’. Ky ishte edhe albumi i tyre i fundit, i realizuar me kitaristin, Brian Jones, pasi që ai vdiq atë vit, 1969.
Sot feston ditëlindjen këngëtarja dhe aktorja amerikane, Joanna Levesque, e njohur me emrin skenik JoJo. Ajo ka lindur në vitin 1990, ndërsa suksesin e saj më të madh e shënoi në vitin 2004, kur mbante pozitat e para të top listat amerikane, me albumin e saj debutues. Kënga e saj nga ky album ‘Leave-Get Out’, ishte një nga këngët më të dëgjuara atë vit.