Kur vijnë festat e fund vitit, emocionohemi të gjithë dhe sigurisht janë fëmijët ata që më së shumti ju gëzohen dhuratave, mirëpo edhe ushqimeve festive që shërbehen në tryezat tona gjatë këtyre ditëve.
Gjatë shënimit të festave, siç e do tradita pjatat i mbushim me ushqime të ndryshme, mirëpo janë disa nga ushqimet që nuk bënë të mungojnë assesi. Për pjatat e shijshme të festave të fund vitit, Radio KFOR-i kontaktoi kuzhinierin nga Mitrovica, z. Mensur Aliu, nga i cili mësuam ushqimet e preferuara gjatë festave: “Në restorantin ku unë punoj, shërbejmë specialitetet tona gjatë tërë vitit, por gjatë festave edhe kërkesat e klientëve tanë ndryshojnë. Përderisa të kërkuara nga meny-ja janë penne arrabiata, linguini me fruta deti ose edhe linguini me salmon dhe spinaq, ndërsa gjatë netëve festive, më shumë kemi kërkesë për ushqime si: biftek, levrek, koc, skampi dhe fruta deti. Gjatë kësaj periudhe të vitit kujdes edhe më të veçantë i kushtojmë menysë së ëmbëlsirave, e cila e pasuron shumë menynë festive.”