– Me 5 tetor, të vitit 2002, këngëtarja Kelly Clarkson, me këngën “A Moment Like This”, arriti që për një ditë, të pozicionohet në vendin e parë në top listën amerikane ‘Billboard’, nga pozita e 52-të që mbante në këtë top listë, duke arritur të thyej rekord muzikor. Një situatë e njëjtë kishte ndodhur me grupin The Beatles, të cilët nga pozita e 27-të, arritën në krye të top listës, me këngën e tyre “Can’t Buy Me Love”.
– Në këtë datë, të vitit 1991, grupi i famshëm Guns N’ Roses, ishin në pozitën e parë të albumeve më të mira në Amerikë, me albumin e tyre ‘Use Your Illusion II’.
– Në po këtë datë, të vitit 2003, këngëtarja Beyonce, mbajti pozitën e parë të këngëve më të mira në Amerikë, për nëntë javë rresht, me këngën e saj ‘Baby Boy.’