Sot (4 tetor) fillon konferenca ‘Rinia dhe Gratë për Paqen”, organizuar nga ‘Akademia për Dialog’.
Zonja Jasemine Kamberi dhe zonja Katarina Cukoviq (Cuković), nga Misioni i OSBE -së në Kosovë, thonë se qëllimi kryesor i organizimit të këtij forumi është që të mblidhen së bashku 30 gra dhe të rinj, në mënyrë që të zgjerojnë njohuritë mbi rëndësinë e përfshirjes së grave dhe të rinjve në negociata dhe procesin e paqes si dhe më gjerësisht, ato për Radio KFOR-in shtuan: “Qëllimi kryesor i Forumit është të mbledhë 30 gra dhe burra të rinj dhe të rrisë njohuritë e tyre mbi dy Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (UNSCR) 1325 mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe Rezolutën 2250 të UNSC mbi ‘Rininë, Paqen dhe Sigurinë’ dhe në të njëjtën kohë të bëjë ndërgjegjësim për rëndësinë e përfshirjes së grave dhe të rinjve në negociata dhe në procesin e paqes, duke përfshirë dialogun. Për më tepër, forumi do të inkurajojë ndërveprimin dhe bashkëpunimin midis të rinjve dhe të rejave përmes debatit, punëtorive dhe dialogut. Akademia e Dialogut është program dhjetëditor që mbahet në baza vjetore dhe mbledh 24 gra të moshës 20 deri në 27 vjeç (12 nga Prishtina dhe 12 nga Beogradi), me qëllim të ndërtimit të një rrjeti të grave të reja që do të zvogëloj sfidat mes dy shoqërive, promovoj dialogun dhe ndërtimin e paqes dhe udhëheqë me shembullin personal.”
Sipas organizatorëve, forumi do të zhvillohet nga data 4 deri më 30 tetor online dhe pjesëmarrëset do ta ndjekin fjalimin kryesor, panelin e diskutimit dhe nga një punëtori në javë. Programi i Konferencës do të sillet rreth temave të mëposhtme: përfshirja e grave dhe të rinjve në proceset e paqes, zbatimi i Rezolutës 1325 & 2250 të KS të OKB -së dhe përfshirja e shoqërisë civile në zbatimin e dy rezolutave.