Kur ushqimi humbet ose tretet, të gjitha burimet që janë përdorur për të prodhuar ushqim, përfshirë ujin, hapësirën e tokës, energjinë, punën dhe kapitalin, që të gjitha shkojnë dëm. Përveç kësaj, humbja e ushqimit dhe e mbeturinave në deponi të ndryshme, çon në emetimin e gazrave serrë, duke kontribuar në ndryshimin e klimës. Humbja e ushqimit gjithashtu mund të ndikojnë negativisht në sigurimin e ushqimit dhe të kontribuoj në rritjen e kostos së ushqimit.
Prandaj, Kombet e Bashkuara, vendosën që datën e sotme, 29 shtator, ta shënojnë si ‘Ditë Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit mbi Humbjet dhe Mbetjet Ushqimore’.
Se ushqimet nuk duhet të hidhen në mbeturina, këtë e thotë edhe kuzhinieri shumëvjeçar, Fatmir Bllacaku, i cili për Radio KFOR-in, tha: “Ushqimet nuk duhet te hidhen, nëse ato teprojnë apo mbesin, është mirë të dërgohen tek organizatat që merren me përkujdesjen e kafshëve.”
Reduktimi i humbjeve dhe mbeturinave të ushqimit, siguron dhe forcon qëndrueshmërinë e sistemeve tona ushqimore si dhe përmirëson gjendjen e përgjithshme në planet.