Shpesh ndodhemi në një situatë kur dalim në mbrëmje dhe nuk dimë se çfarë pije të porosisim. Gjatë stinës së verës janë koktejet ato që preferohen më së shumti, por për të na treguar më shumë rreth pijeve të ndryshme që ofrohen edhe në vendin tonë, Radio KFOR ka kontaktuar barmenin, Ardian Haxhimurati i cili theksoi: “Në fakt, ka shumë lloje të pijeve që përmes tyre mund të krijojmë ‘art’. Mund t’i shërbejmë shumë pije feskuse, alkoolike dhe jo alkoolike, mirëpo unë do i ceku vetëm disa: ‘Royal Blush’ është një pije e frymëzuar prej koktejeve të shampanjës, e cila kur kthehet nga shishja në gotë ndryshon ngjyrën nga e gjelbra në të rozë; ‘Pina Colada’, pija më e famshme dhe e pëlqyer e cila përgatitet me rum, krem kokosi dhe lëng ananasi dhe shërbehet e përzier me akull; ‘Mojito’ është pija tjetër e cila përbëhet nga sheqeri i pastër, i marrë nga kallami i sheqerit, e lehtë, dhe ka me më pak se 95 kalori për 4 oz. Ky është një koktej freskues, që përfaqëson denjësisht shijen prej menteje origjinale, duke mos iu lënë përdoruesve të saj shijen e rreme të sheqerit, që përmbajnë pijet e tjera alkoolike”.
Këto ishin vetëm disa nga shumë pije frikuese që mund t’i porosisin gjatë stinës se verës dhe nëse jeni adhurues të koktejeve ato mund t’i gjeni kudo edhe në Kosovë.