Zbulimi i një destinacioni të ri, kombinimi i ecjes dhe çiklizmit, mund të jetë një mënyrë e përsosur për të shijuar pushimet me familjen, miqtë ose partnerin tuaj. Ky lloj sporti dhe pasoni është duke u shtuar dita ditës, duke ofruar një mundësi argëtimi dhe shëndeti.
Lidhur me përfitimet e çiklizmit, Radio KFOR-i kontaktoi, kryetarin e Federatës së Çiklizmit të Kosovës, Avni Nuha: “Është dëshmuar se në kohën e pandemisë, çiklizmi ka bërë një fluks të jashtëzakonshëm. Sa kam unë informata mbi 60 % të popullatës në Kosovë, e ngasin biçikletën. Ky është një lajmë i mirë, sepse njeriu ka një zhvillim të jashtëzakonshëm gjersa e nget biçikletën, rriten eritrocitet, zvogëlohen aritmitë, rritet masa muskulore si dhe përmirësohet bushti kurrizor.”
Duke e ditur se rrugët në përgjithësi, po janë të stërngarkuara me automjete, opsioni më i favorshëm për të shkuar në punë, në shkollë apo thjesht për të dalë për një kafe me miqtë, mbetet biçikleta.