– Sot me 20 korrik feston ditëlindjen, këngëtari dhe kitaristi i njohur Carlos Santana, i lindur në vitin 1947, në Meksikë. Ai ka fituar tetë çmime ‘Grammy’, për albumin e tij ‘Supernatural’. Kënga e tij ‘Maria Maria’, në bashkëpunim me The Product G&B, u lansua në vitin 1999 dhe është një nga këngët më të dëgjuara në botë edhe në ditët e sotme.
– Me 20 korrik, të vitit 1940, për herë të parë u publikua top lista muzikore ‘Billboard’. Kënga e parë që arriti pozitën e parë në këtë top listë të famshme, ishte kënga e titulluar ‘I’ll Never Smile Again’, nga këngëtari Frank Sinatra.
– Në këtë datë të vitit 1965, këngëtari Bob Dylan, lansoi këngën e famshme ‘Like A Rolling Stone’.