– Në datën e sotme, 3 Qershor, të vitit 1970, bendi anglez ‘Deep Purple’, lansoi albumin e tyre të katërt me radhë, të titulluar ‘Deep Purple in Rock’. Me këtë album ata arritën të bëhen të suksesshëm në Amerikë dhe në Kanada.
– Me 3 Qershor, të vitit 1995, këngëtari Bryan Adams, po kryesonte top listat në Amerikë me këngën ‘Have you ever really loved a woman’. Kjo këngë ishte edhe kolonë zanore e filmit ‘Don Juan De Marko’, ku në rolin kryesor luan aktori Johnny Depp.
– Më 3 Qershor, të vitit 1977, këngëtari Bob Marley dhe bendi The Wailers, lansuan albumin ‘Exodus’. Albumi përmbante hitet ‘Jamming’, ‘Waiting in Vain’, ‘Three Little Birds’ dhe ‘One Love’. Në vitin 1999, revista ‘Time’, e cilësoi këtë një nga albumet më të mira të shekullit të 20-të.
– Në Qershor të vitit 2019, revsta ‘Forbes’ deklaroi se reperi Jay Z ishte reperi i parë në botë që ishte bërë miliarder. Shumica e pasurisë së tij erdhi nga një reklamë e tij për një kompani të alkoolit.