Miqësia me të tjerët është po aq e rëndësishme sa edhe shëndeti fizik ose të ushqyerit me rregull. Studimet e fundit kanë treguar se miqësitë e forta, ndikojnë pozitivisht edhe në përmirësimin e shëndetit mendor tek njerëzit.
Një shok apo shoqe e mirë, vlen më shumë se një pasuri e tërë, e me këtë janë pajtuar edhe disa nga dëgjuesit e Radio KFOR-it të cilët e përshkruajnë si në vijim, mikun e tyre më të mirë:
– Studentja, Njomza Bajrami: “Shoqja ime e ngushtë, gjithmonë është afër meje kur më duhet. Gjithmonë ka besuar në mua edhe kur të tjerët kanë qenë kundër. E veçoj nga të tjerët sepse më ndihmon me problemet e mija pa pasur nevojë ti kërkoj ndihmë.”
– Kontabilisti, Arbër Mehana: “Shoku për mua është një prej njerëzve më me ndikim në jetën time, është “role model” për mua edhe pse nuk tenton të jetë i tillë. E kam sikur vëlla.”
Shumica e njerëzve i konsiderojnë miqtë e mirë, ndër njerëzit më të rëndësishëm në jetën e tyre.