Pikërisht sot (13.05.21), shënohet ‘Dita Botërore e Koktejit’ dhe mënyra më e mirë për të festuar këtë ditë, është ti përgatisni vetes një koktej me pijet që ju i pëlqeni. Emri ‘Koktej’, është shpikur në vitin 1806, nga ‘The Balance and Columbian Repository’, një përzierje kjo e lëngjeve, pijeve alkoolike, barishteve dhe mëlmesa të ndryshme.
Për të shënuar këtë ditë, Radio KFOR-i ka kontaktuar me z. Ilir Dushkaj, i cili njihet për një rrjet koktejesh: “Koktejet janë thjesht bashkimi i dy ose ma shume përbërësve alkoolike ose jo alkoolike! Të bashkosh shijet, është njësoj si të bashkosh ngjyrat dhe të bashkosh ngjyrat e duhura me të cilat bënë pikturën e një peizazhi të mrekullueshëm të natyrës. Është njësoj me punën apo artin e një banakieri, ndërkohë që përgatit krijesën e tij që me shumë dashuri do ia propozojë dhe shërbej klientëve të tij.”
Banakierët në të gjithë botën, në ditën e sotme shfaqin kreativitetin e tyre për të zbuluar koktejin më të mirë, më të shijshëm dhe më interesant.