Buzëqeshja të shton jetën, ju bën të lumtur juve dhe njerëzit përreth. Kjo ditë, 14 prilli, është e njohur edhe si ‘Dita Botërore e Buzëqeshjes’. Për këtë ditë, Radio KFOR-i ka kontaktuar z. Miran Ramadani, i cili njihet për aftësitë e tij humoristike dhe në faqen e tij në Instagram numëron mbi 100 mijë persona, të cilët e përcjellin, argëtohen dhe qeshin me humorin e tij:
“E qeshura dhe pozitiviteti në jetë na ndihmon shumë, sepse pa marrë parasysh çfarë kalojmë në jetë mendimi pozitiv dhe e qeshura na ndihmojnë që edhe momentet e vështira ti përballojmë më lehtë. Kisha apeluar tek secili që me pozitivitet të largojë mendimet e këqija, sepse mendja pozitive sjellë jetë të lumtur.”
Jo vetëm sot por buzëqeshni jetës, familjes, shoqërisë dhe të gjithë njerëzve në jetën tuaj.