Sikurse çdo të diel, edhe ky vikend do të jetë mjaft atraktiv për adhuruesit e muzikës dance. Bëhet fjalë për transmetimin javor ‘Rave Live Session’, i cili mundësohet nga Win Music Freedom, të cilët çdo të diel, ju sjellin performanca të ndryshme të DJ-ve më të mirë lokal dhe internacional. DJ i radhës DJ Risto, vjen nga Burgas, qytet në Bullgari, ndërsa ai me këtë profesion merret për mbi 15 vite me radhë.
E kaluara e DJ Risto-s, njihet me përzierjen e rrymave muzikore gangsta, hip-hop dhe beatbox. Se sa shumë e do ai profesionin e tij?, – këtë e përshkruan më së miri një frazë në një nga projektet e tija muzikore “Ritmi është thelbësor për shpirtin”.
Performancën e DJ Risto, mund ta shijoni këtë diel, nga ora 21:00, në platformën Rave Travel, Win Music Freedom Ks si dhe në faqen zyrtare të Radio KFOR-it, në Facebook.