Dakari është një qytet i gjallë, i famshëm për tregjet e tij dhe kulturën e pasur muzikore. Kryeqyteti i Senegalit, është shtëpia e mbi 3 milionë banorëve. Derisa gjuha zyrtare është gjuha frënge, banorët flasin gjithashtu një ndër 30 gjuhët indigjene.
Kryeqyteti i Senegalit, është i njohur edhe për numrin e madh të restoranteve në menynë e të cilëve patjetër që gjeni edhe ushqimin tradicional të vendit, që është një përzierje e peshkut, orizit dhe shumë perimeve.
Dakar, vlerësohet si një parajsë sekrete e sërfit, gjithashtu çdo të diel në plazhet e kryeqytetit të Senegalit, do të jeni dëshmitarë të një rituali interesant: barinjtë sjellin kopenë e tyre në bregdet, për t’u përfshirë në një ‘ritual pastrimi’, që vjen nga një besim për shekuj me radhë.
Konceptuar në vitin 1979, Rally Paris-Dakar u konsiderua si gara më e ashpër në planet me vetura. Kjo garë përfshinë një terren shumë të vështirë shkretëtire. E nëse ju bie në sy liqeni Lac Rose, dijeni që ngjyra rozë e tij, nuk është pasojë e ndonjë aksidenti kimik, por është fenomen natyror që ndodhë për shkak të përmbajtjes jashtëzakonisht të lartë të kripës në liqen.
Qyteti i Dakarit, është një qendër e shumë institucione kulturore siç janë: Teatri i Madh Kombëtar i Dakarit, Teatri Kombëtar Daniel Sorano, Muzeu i Artit Afrikan Théodore Monod, një muze i Institutit Themelor të Afrikës e shume institucioneve te tjera.
Dakar karakterizohet me vera shume të nxehta, ndërsa nga dhjetori deri në mars, mesatarja e klimës lëviz në mes 24 deri 27 gradë C.