– Më 2 mars 1964 the Beatles filluan xhirimet e filmit të tyre të parë “A Hard Day’s Night” në stacionin e trenit në Londër.
– Në ceremoninë Grammy që u mbajt më 2 mars të vitit 1974, Stevie Wonder fitoi katër çmime, përfshirë atë të albumit të vitit, Best R&B, vokalin më të mirë dhe performancën më të mirë pop.
– Në këtë ditë të vitit 1975, Paul McCartney dhe gruaja e tij u ndaluan nga Policia për shkelje të rregullave të trafikut. Policia arrestoi gruan e McCartney pasi në veturën e tyre u gjetën edhe substanca narkotike.
– Më 2 mars 1991, Madona u bë këngëtarja e parë femër me debutimin më të suksesshëm në histori të rock-ut me këngën “Rescue Me”, duke u radhitur në vendin e 15’të në US hot 100.