Mjedisi rreth nesh është një pjesë thelbësore e mbijetesës njerëzore dhe luan një rol thelbësor për një jetesë të shëndetshme, prandaj duhet sensibilizuar dhe ndërgjegjësuar njerëzit e sidomos gjeneratat e reja, që ta ruajnë dhe të kujdesen për ambientin.
Se një ambient i pastër, është shumë i rëndësishmen për jetën e njeriut, këtë e tha për Radio KFOR-in edhe drejtori i Organizatës Joqeveritare “Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën”, Luan Hasanaj dhe ndër të tjera shtoi: “Kujdesi ndaj ambientit lidhet direkt me jetën tonë. Ne jemi në fazën ku jemi duke përgatitur aksionet e këtij viti, të cilat do të fillojnë që nga data 14 mars, ku do ta kemi aksionin e parë të pastrimit dhe patjetër që i ftojmë të gjithë të bashkohen në aksionet tona dhe jo vetëm. Të gjithë duhet të vazhdojmë të kujdesemi për mjedisin, sepse në një mjedis të pastër është një jetë e shëndoshë.”
Toka është shtëpia jonë, është vendi i vetëm ku njerëzit marrin ajrin, ushqimin dhe nevojat e tjera për një jetesë të shëndetshme. Të kujdesemi për të!