Oslo u themelua si qytet në fund të Epokës së Vikingëve, në vitin 1040 me emrin Anslo. Në vitin 2008 ky qytet u vlerësua si një nga qytetet me cilësinë e jetës më të mirë në Evropë dhe është qyteti i dytë në botë, për jetën më të shtrenjtë, pas Tokios.
Oslo është i mbushur me muze të shumtë, që do të ju bëjnë vizitën tuaj edhe më domethënëse dhe interesante. Nëse jeni fans i astrologjisë dhe fenomeneve natyrore, në Oslo do të gjeni muzeun ‘Fram’, që përmban brenda vetes edhe disa muze të tjerë, që përfshijnë monumente dhe dokumente të kulturës dhe historisë së Norvegjisë, që nga koha e Vikingëve e deri në ditët e sotme. Një tjetër ndërtesë që nuk bën pa vizituar në Oslo, është Shtëpia e Operas: Një ndërtesë me arkitekturë bashkëkohore evropiane, në të cilën mbahen disa nga aktivitetet kulturore më të rëndësishme në vend.
Për tu çlodhur dhe për të shijuar bukuritë e shumta natyrore, në Oslo do të gjeni parkun e famshëm publik ‘Frogner Park apo Parku Frogner’, i cili është parku më i madh në qytet dhe është parku më i madh në botë i skulpturave të bëra nga një artist i vetëm. Ky qytet është i mbuluar me pyje, kodra dhe liqene me mundësi për shëtitje, çiklizëm, ski dhe shëtitje me varkë. Në këtë qytet do të gjeni edhe muzeun e skijimit ‘Holmen-kollen’, një nga atraksionet kryesore të Oslos.
Ushqimi i shpejtë i rrugës, është shumë i famshëm në Oslo, ku mund të provoni ushqim nga e gjithë bota. Torggata Bad është rruga e ushqimeve që ndodhet në mes të qytetit, një rrugë që do të ju bëj të paharruar udhëtimin tuaj. Nëse keni kohë të mjaftueshme, në Oslo do të gjeni edhe parkun më të vjetër botanik në Norvegji, që numëron mbi 7.500 lloje të bimëve dhe do të keni një vizitë të paharruar, që do të ju bëj të ndiheni sikur ndodheni në një ëndërr të bukur.