Këngëtarja Nina Simone, mbetet njëra ndër krijueset më të mëdha në industrinë muzikore në SHBA. Ajo njihet për kompozimin e rreth 500 këngëve dhe gjithashtu ka të regjistruara 60 albume. Simone, njihet gjithashtu si gruaja e parë që fitoi çmimin ‘Jazz Cultural Award’, në vitet e 60-ta. Nina Simone, u lind më 23 shkurt, të vitit 1933, në Karolinën veriore të SHBA, në një shtëpi të mbushur me muzikë. Ajo mësoi të luante në piano qysh në moshën 6 vjeçare, derisa mësimet e para i mori në kishë.
Ishte viti 1957, kur ajo gjeti agjentin e saj të parë dhe një vit më pas Simone, lansoi albumin e saj debutues me titull “Little Girls Blue”, ndërsa njëra ndër këngët më të dalluara të këtij albumi mbetet “I Love You Porgy”. Nina, njihet ndryshe edhe si aktiviste në përkrahje të lëvizjeve për të drejtat e njeriut. Kënga e saj “Four Women” dhe version i saj i këngës “My Way”, u bënë himne të lëvizjeve feministe të asaj kohe.
Viti 1995, ishte vit i ngadhënjimit për Nina Simone, ajo fitoi të drejtat autoriale për 52 incizime të cilat i kishte realizuar më herët, të mos harrojmë që shume kompozime të saj kanë qenë pronësi të agjencive të ndryshme, pasi në fillimet e karrierës së saj, ajo kishte nënshkruar disa kontrata pa konsulta me njohësit ligjorë.
Ylli, Nina Simone, u shua më 21 prill, të vitit 2003, derisa ishte në gjumë. Funerali i saj, kishte të pranishëm emra shumë të njohur të skenës dhe të artit në përgjithësi, ndër ta ishin, Miriam Makeba, Patti Labelle, poeti Sonia Sanchez, aktori Ossie Davis dhe qindra të tjerë. Elton John po ashtu dërgoi një buqetë lulesh në të cilën shkruhej, ‘You Were the Greatest and I Love u’ (‘Ti ishe më i madhja dhe unë të dua’.