Janë të shumta Organizatat Joqeveritare (OJQ) që operojnë gjithandej globit, të cilat krijohen dhe funksionojnë për të tërhequr vëmendjen e Institucioneve relevante për trajtim të problemeve të përditshme të qytetarëve.
Për të treguar rëndësinë e kësaj dite, Radio KFOR-i kontaktoi drejtoreshën ekzekutive të OJQ-së ‘Lady’, znj. Sanija Murati: “Sektori i OJQ-ve është mjet i diagnostikimit të shoqërisë, të problemeve dhe nevojave të saj. Duke u bazuar në këtë, kush më mirë mund të propozoj dhe të gjej rrugë drejt përmirësimit të gjendjes apo zgjidhjes së një problemi nëse jo ata dhe ato, të cilët çdo ditë përballen me të njëjtat. Në çoftë se e dimë burimin e “sëmundjes” së një shoqërie, do të dimë edhe rrugën deri tek ‘shërimi’ i saj. OJQ-të kujdesen për imunitetin e shoqërisë!”
Pikërisht data e sotme (27 shkurt), në kalendarin e Kombeve të Bashkuara figuron si ‘Dita Botërore e OJQ-ve’, e cila shënohet në të gjithë botën për të rritur punën shoqërore në çdo vend dhe për të nderuar aktivistët dhe punonjësit socialë, të cilët drejtojnë këto organizata dhe të tjerët që punojnë vullnetarisht për to.