Me 5 shkurt në vitin 1998, Elton John dhe Stevie Wonder performuan në Shtëpinë e Bardhë, për Presidentin e Amerikës të asaj kohe Bill Clinton dhe Kryeministrin Britanez Tony Blair.
Në këtë datë të vitit 2008, Lenny Kravitz publikoi albumin e tij të tetë të titulluar ‘It Is Time for A Love Revolution’, që u bë një nga albumet më të shitura të këngëtarit.
Në po këtë date në vitin 2018, Paul Simon lajmëroi se do ta mbajë turneun e tij të fundit në qytete të ndryshme të Amerikës duke u përshëndetur me fansat e tij në New York.