Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, ka hapur aplikimin për grante të vogla që synojnë të mbështesin shoqërinë civile në Kosovë, duke përfshirë në veçanti (por jo vetëm) gratë dhe anëtarët e komuniteteve jo-shumicë. Shtrirja e projekteve është e gjerë dhe përfshinë ndër të tjera demokracinë, qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit, mjedisin, përfshirjen sociale, të drejtat e njeriut, të drejtat e komunitetit dhe fusha të tjera, ndërsa aplikimi do të jetë i hapur deri me 15 shkurt, 2021.
Radio KFOR-i ka zhvilluar një intervistë me Kryesuesen e programit të bashkëpunimit në Ambasadën Zvicerane në Prishtinë, Katharina Stocker, e cila tregoi më shumë rreth këtyre granteve: “Grantet për projektet e vogla janë një instrument shumë i çmuar që na mundëson t’u përgjigjemi shpejtë iniciativave të akterëve lokalë të shoqërisë civile. Përmes këtyre granteve, Zvicra ka për qëllim të nxisë përfshirjen sociale dhe të përmirësojë jetesën e grupeve të cenueshme.”
Znj. Stocker, inkurajon organizatat lokale të shoqërisë civile të aplikojnë për këto grante, të cilat mund të arrijnë një buxhet maksimal prej EUR 20.000, për t’u zbatuar në një periudhë prej më së shumti 18 muajsh. Informata më të detajuara dhe format e aplikimit mund të gjinden në këtë vegzë: