Nëse nuk e keni ditur, dita e sotme 5 shkurti, shënon ‘Ditën Botërore të Nutellës’. Ishte blogerja amerikane, Sara Rosso, e cila ne vitin 2007, e propozoi këtë datë si dedikim për ushqimin e preferuar të miliona njerëzve në botë. Kjo ditë mund të festohet në mënyra të ndryshme, ju mund të shënoni ‘Ditën Botërore të Nutellës’, duke i dhuruar më të dashurve tuaj ndonjë produkt me përbërje të nutellës ose duke ndarë me të tjerët një recetë gatimi që ka për bazë pikërisht nutellën.
Meqenëse edhe në vendin tonë ka shumë fansa të këtij produkti, Radio KFOR-i mori një mendim për nutellën nga studentja e Dizajnit të Modës, Oaza Binçe: “Nutella është ushqimi im i preferuar. Zakonisht gjatë fundjavës kur edhe kaloj më shumë kohë në shtëpi, më pëlqen shumë një gatim që e bën nëna, biskotat me Nutella.”
Ndërsa nxënësi i shkollës së mesme “Eqrem Qabej”, Drin Isufi, duket të jetë një fans edhe më i zjarrtë i nutellës: “Ushqimi im i preferuar është flija tradicionale, por çka më pëlqen edhe më shumë, është kur këtë ushqim tradicional e përziej me nutellë, është shije e përafërt me petullat por ky është specialiteti im.”