Shkurti, është muaji i dytë i vitit në kalendarin modern Gregorian dhe muaji i vetëm me më pak se 30 ditë. Shkurti ka vetëm 28 ditë në vitet e zakonshme dhe 29 ditë në vitet e brishta. Muaji shkurt ishte emëruar sipas fjalës latine ‘februum’ apo fjalës ‘februa’, bazuar në emërimin e një festivali pranveror të pastrimit. Në Kalendarin antik Romak, muaji shkurt, nuk kishte ekzistuar fare. Në atë kohë, stina e dimrit ishte një periudhë pa muaj dhe në kalendar figuronin vetëm 10 muaj. Janari dhe shkurti ishin shtuar rreth vitit 700 para Erës së Re, kështu që kalendari do të përbënte një vit lunear prej 355 ditësh. Më 450 para Erës së Re, shkurti u bë muaji i dytë i vitit.
Në ditët e sotme, muaji shkurt ndër tjera veçohet edhe si muaj i dashurisë, sepse me datën 14 të këtij muaji shënohet ‘Shën Valentini’, e njohur ndryshe si ‘Dita e të Dashuruarve’.
Është e rëndësishme të theksojmë se në aspektin meteorologjik, fillimi i muajit shkurt në Kosovë do të karakterizohet me temperatura më të larta se muaji janar. Në njoftimin e fundit të bërë nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës po ashtu thuhet se gjatë ditëve në vijim, në Kosovë do të ketë ngritje graduale të ujit nëpër lumenj, si pasojë e reshjeve të shiut dhe ngritjes së temperaturave që kanë shkaktuar shkrirjen e shpejtë të borës.