Sëmundjet që lidhen me pirjen e duhanit po na rrëmbejnë anëtarët e dashur të familjes dhe miqtë tanë me një shpejtësi alarmante. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 6 milionë të rritur vdesin çdo vit nga shkaqet e lidhura me duhanin.
Lidhur me këtë temë, Radio KFOR-i kontaktoi, Dr. Hevzi Ademaj, i cili tha: “Duhanpirësit afatgjatë mbesin mes jetës dhe vdekjes, me sëmundje kronike, me kollitje të thata të shpeshtuara, shndrimi i lëkurës në të hirtë. Po të ishte vetëm sistemi respirator do të ishte në rregull, mirëpo me studimet e fundit është konstatuar se më shumë prek sistemin e qarkullimit të gjakut, duke u bërë shkaktari më i madh i sulmeve në zemër apo tru. Në përqindje të madhe vdekjet shkaktohen nga kanceri, kryesisht ai i mushkërive.”
Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmërojnë se nëse nuk zvogëlohet përdorimi i pirjes së duhanit, deri në vitin 2030, do të humbasin jetën rreth 8 milionë persona.