Me 1 shkurt të vitit 1992, George Michael dhe Elton John kryesuan top listën e këngëve më të mira në Amerikë dhe Mbretërinë e Bashkuar, me këngën e tyre ‘Don’t Let The Sun Go Down On Me’. Të gjitha paratë e fituara nga kjo këngë u dhuruan për shërimin e Sidës.
Në këtë datë në vitin 2008, Agjensia hapësinore amerikane Nasa njoftoi se kënga ‘Across the Universe ’nga The Beatles ishte kënga e parë që dëgjua gjatë një fluturimi në hapësirë. Në një mesazh për NASA-n, Paul McCartney tha se ky fakt ishte i mahnitshëm. Ai shtoi : “NASA deri sa jeni në hapësirë dërgoni dashurinë time jashtëtokësorëve”.