Gjatë pushimeve të Vitit të Ri, në qendër të vëmendjes së sportdashësve ishin disiplinat e preferuara dimërore ndërkombëtare, siç është kërcimi me ski. Për herë të 69-të me radhë, kërcyesit më të mirë të skive kanë garuar për titullin prestigjioz në kërcimore. Nga Oberstdorf, përmes Garmisch-Partenkirchen, Innsbruck dhe në Bischofshofen, të panumërta do të jenë edhe shumë gara sportive me ski që na presin në fillim të vitit 2021.
Spektakli filloi më 28 dhjetor, 2020, me kërcimin e famshëm të madh të skive Schatenberg dhe në ditën e parë të turneut, fitorja u mor nga kampioni aktual i botës që njihet për kërcimin apo ndryshe ‘fluturimin’ e skive, gjermani Karl Geiger. Kërcimtari gjerman festoi me kërcime prej 127 dhe 136.5 metra.
Poli David Kubacki fitoi me datën 1 Janar, në kërcim me ski, në Garmisch-Partenkirchen, konkursi i dytë brenda turneut të Vitit të Ri. Kubacki vendosi rekordin e kërcimit prej 139 dhe 144 metrash, duke mbledhur 282.1 pikë.
Kamil Stoch i Polonisë fitoi kërcimet e skive në Innsbruck dhe mori kryesimin në renditjen e përgjithshme në lojërat e kërcimores.
Turneu ndërkombëtar i skiatorëve në kërcimore, përfundoi ditën e djeshme, më 6 janar, në Bischofshofen.