Reperi Visar Shala, i cili në skenë njihet me emrin artistik Skivi, përmes Radio KFOR-it u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë me respektimin e masave anti-CoViD, në mënyrë që të mbrojmë shëndetin e secilit.
Ai ka thënë se është koha të jemi të durueshëm, në mënyrë që së shpejti të gëzojmë ngjarje të shumta muzikore: “Tung Radio KFOR-i, unë jam Skivi. Së shpejti do të kemi ngjarje të shumta muzikore, por tani është koha që ne ta mbrojmë njëri tjetrin, të jemi të durueshëm dhe t’i respektojmë masat anti-covid. Mos harroni, tri gjërat më të rëndësishme dhe më të lehta që ju mund të bëni për ta mbrojtur secilin janë: të vendosni maskën, të respektoni distancën sociale dhe të kujdesuni për higjienën tuaj!”
Javëve të fundit në Kosovë është shënuar rënie e numrit të të infektuarve me CoViD-19, megjithatë ekspertët shëndetësor sërish bëjnë apel që të jemi të kujdesshëm edhe gjatë ditëve në vijim, t’i respektojmë masat mbrojtëse: mbajtjen e maskës, distancën sociale dhe higjienën personale.