Miq të dashur të valëve të Radio KFOR-it edhe përgjatë vitit 2021, tek valët tona do të gjeni informata të ndryshme, argëtim dhe energji pozitive. Si çdo vit tjetër, edhe këtë herë, Radio KFOR-i është përkujdesur që me datat 1, 2 dhe 3 janar të vitit 2021, të sjell tek ju program special dedikuar festave të fundvitit.
Emisionet festive fillojnë me 31 me muzikë përzgjedhur për disponimin tuaj, për të vazhduar më pas me 1 janar, me emisionin “The Best Of Tech”, ku do të dëgjoni për zbulimet më të rëndësishme që ishin shënuar përgjatë këtij viti që po e lëmë pas. Ndoshta nuk e keni ditur, por gjatë pandemisë platforma “Zoom”, rriti të ardhurat në 663.5 milionë dollar. Shumëçka do të mësoni edhe nga emisioni “The Best Of Music Zoom”, ku do të njihemi me ngjarjet më të rëndësishme që janë shënuar në botën e show bizit.
Momentet festive do t’ju zbukurohen edhe më shumë, me emisionin i cili flet për botën e filmit “The Best Of Cosmopolis”. Përgjatë këtij emisioni do të mësoni se cilët ishin filmat e vitit 2020, për muzikën më të mire filmike si dhe do të mësoni edhe për serialet më të mira të vitit 2020.
Radio KFOR-i ka menduar edhe për adhuruesit e sportit, ku përgjatë emisionit “The Best OF Sport”, do të dëgjoni se cili klub futbollistik u shpall kampion në Itali dhe jo vetëm, sepse do të mësoni edhe për kampionet e ligës Spanjolle, Gjermane etj..
Muzikë të mirë, hare e shumë pozitivitet do të gjeni edhe përgjatë emisioneve të tjera të radhës , si: “K4 Rock Christmas”, “K4 Blues Christmas”, “K4 Top Chart Christmas”, “The Best Of Retro Music”, “The Best Of Electro” dhe “The Dance Shows with famous World DJ’s”.
Por, miq për t’i shpalosur të gjitha këto emisione, të përgatitura me shumë dashuri, ju duhet të vazhdoni të shoqëroheni edhe më tutje me frekuencat e Radio KFOR-it, po ashtu mund të na ndiqni edhe përmes faqes kryesore, radiokfor.com, pastaj mund të na gjeni në facebook; https://www.facebook.com/RadioKFOR/, në Instagram – radiokforshqip si dhe mund të na dëgjoni përmes aplikacionit “Radio K4”.
Stafi i Radio KFOR-it ju uron një Vit të Ri të mbarë, me shëndet dhe gëzime!