– Me 2 shtator, të vitit 1995, Michael Jackson arriti në pozitën e parë të këngëve më të mira të top listës Billboard, me këngën ‘You Are Not Alone’. Kjo këngë ishte shkruar nga R. Kelly dhe është pjesë e librit të rekordeve Guinness.
– Në këtë datë, të vitit 1972, këngëtari Rod Stewart mbante pozitën e parë të top listës muzikore në Angli, me këngën e titulluar ‘You Wear It Well’. Kjo këngë ishte pjesë e albumit të tij ‘Never A Dull Moment’.
– Në po këtë datë, të vitit 2002, persona të pa identifikuar u futën në shtëpinë e këngëtares Bjork, në Londër, nga e cila kishin vjedhur këngë, projekte të pa publikuara të këngëtares dhe pajisje muzikore me vlerë të lartë.