Pas takimit që Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj pati para disa ditësh me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, si dhe përfaqësues të Zyrës së Kryeministrit, IKShPK-së, ShSKUK-së, SBAShK-ut, Këshillit të Prindërve dhe DKA-ve, ranë në dakord që viti shkollor 2020/2021 të fillojë më 14 shtator 2020.
Por, as kjo datë nuk është definitive, sepse SBASHK-u pohon se në qoftë se nuk plotësohen nëpër shkolla kushtet e përcaktuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, mësimi mund të shtyhet sërish, në mënyrë që shkollat mos të bëhen vatër e shpërndarjes së epidemisë.
Shtyrja e fillimit të vitit shkollor bëhet me qëllim të sigurimit të kushteve të sigurta për fëmijët, mësimdhënësit dhe prindërit.