Damon, Samuel Jackson apo Tom Cruise nuk kanë fituar asnjëherë çmimin ‘Oscar’, edhe pse kanë aktruar në filmat e cilësuar si më të mirët. Emisioni javor ‘Cosmopolis’ në Radio KFOR, përveç që sjellë informacionet më të reja nga bota filmike do të ju informojë me detaje dhe informacione interesante nga kinematografia vendore dhe botërore.
Emisioni ‘Cosmopolis’, ju dedikohet të gjithë adhuruesve të filmit të cilët do te kenë mundësi të kenë një përmbledhje javore çdo të diel nga ora 19:00 – 20:00 të informacioneve më të reja rreth filmit, teatrit, aktorëve dhe projekteve filmike të ndryshme. Në edicione speciale të këtij emisioni do të mësoni edhe rreth çmimeve prestigjioze në kinematografi, festivaleve të filmit në vend dhe botë dhe fakte interesante që ndoshta nuk i keni ditur për aktorët dhe filmat tuaj të preferuar.
Përveç argëtimit me moderatorët dhe muzikën më të mirë në vend ‘Cosmopolis’, do të ju ndihmoj që e diela në mbrëmje të shndërrohet në një natë filmi, pas propozimeve që do t’i dëgjoni në këtë emision për filmat më të ri që pritet të shfaqen në kinematë botërore dhe ato vendore.