Gjatë viteve të fundit kinematografia botërore, kryesisht ajo amerikane, ka publikuar disa nga kryeveprat filmike që kanë pasuruar shijet tona me filma të shumtë që janë shikuar në gjithë botën. Në këtë mundësi të zgjedhjeve të mijërave filmave të publikuar viteve të fundit, sigurisht gjithmonë ndjeni nostalgji për tu kthyer tek klasikët që vazhdojnë të shikohen edhe viteve të fundit dhe janë filma që nuk bën t’i humbisni assesi. Më poshtë do të sjellim disa nga filmat më të shikuar të të gjitha kohërave:
– Filmi ‘Casablanca’ – është një nga klasikët më të famshëm të të gjitha kohërave pa dyshim. Kjo dramë romantike e vitit 1942, sjellë histori dashurie, mashtrim me para dhe përfshirje të mafive që ishin pjesë e asaj kohe.
– Filmi ‘Taxi Driver’ – është po ashtu një nga filmat më të famshëm të të gjitha kohërave. I publikuar në vitin 1976, ku në rolin kryesor luan aktori Robert De Niro. Drama psikologjike e krijuar nga Martin Scorcesi, sjellë historinë interesante të një të riu i cili vuan nga depresioni dhe fillon një aventurë jo të zakonshme.
– Filmi ‘Once Upon a Time in the West’, ky film u publikua në vitin 1968 dhe kapi vëmendjen e mijëra fansave në gjithë botën. Filmi sjellë në rolet kryesore aktorët: Claudia Cardinale, Henry Fonda, Jason Robards, Charles Bronson dhe të tjerë. Filmi prezanton ngjarjen e një konflikti që zhvillohet në një qytet fiktiv në veri të Amerikës për arsye pronësore.
– Filmi ‘When Harry Met Sally’, një komedi romantike e vitit 1989 tregon historinë e dashurisë interesante të Harry dhe Sallyt. Por a përfundojnë të lumtur bashkë ju lëmë juve ta zbuloni.
– Filmi ‘It’s a wonderful life’, në listën e klasikëve që nuk duhet humbur është edhe filmi i famshëm i vitit 1946, ‘It’s a wonderful life’. Kjo dramë krishtlindjesh kthehet në ekranet e shumë njerëzve vazhdimisht për shkak të popullaritetit që ka fituar në gjithë botën. Filmi sjellë historinë e një personi i cili heq dorë nga ëndrrat e tij për të ndihmuar të tjerët.
– Filmi ‘All about Eve’, sjellë elegancën e viteve të 50-ta nëpërmes personazheve të filmit që trajton historinë e një ylli të teatrit në New York, por që kur arrin të 40-tat rrezikon të humb karrierën e saj të famës.
– Filmi ‘West Side Story’, është film i vitit 1961 nga regjisori Robert Wise. Nëse ju pëlqejnë filmat musical, përleshjet, historitë e dashurisë sikur në përralla, atëherë ‘West Side Story’, është filmi për ju.
– Filmi ‘Moonstruck’, është një tjetër klasik i vitit 1987, ku në rolin kryesor paraqitet këngëtarja Cher, e cila fitoi çmimin OSCAR, për rolin e ‘Aktores më të mirë’, në këtë film. Filmi sjellë historinë e një familje italiane në Brooklyn të New Yorkut dhe historinë e dashurisë që zhvillon Cher dhe Nicolas Cage, të cilët vijnë në rolet e Loretta dhe Ronny.
– Filmi ‘Rebel Without a Cause’, filmi i vitit 1955 ku në rolin kryesor paraqitet aktori i famshëm James Dean. Ky film na tregon vitet e adoleshencës së të rinjve amerikan të viteve të 50-ta, të cilët përballen me probleme të shumta.
– Filmi ‘Breakfast at Tiffany’s’, filmi klasik që nuk bën humbur për asnjë arsye. Një film që kapi vëmendjen e publikut nëpërmes lojës së aktores së famshme Audrey Hepburn, e cila jeton fantazitë e saj në qytetin e bukur të New York-ut. Filmi flet për një femër e cila e do jetën si e pavarur, vetvetja por edhe sjellë një histori të dashurisë interesante.