Për të 10-in vit me radhë, në vendin tonë po shënohet sot (29.04.20) “Dita Botërore e Vallëzimit”. Ky organizim vjen nga “Evolution Dance”, si anëtare e organizatës më të madhe botërore CID (International Dance Council), organizatë kjo nën UNESCO që e shpallën këtë ditë zyrtare që nga viti 1982. Për dallim nga vitet e shkuara kur festa e shënimit të kësaj dite zinte vend në ambiete të hapura, me pjesëmarrje të vallëtarëve nga e gjithë Kosova përmes shkollave të vallëzimit, vitin jubliar “Evolution Dance”, sivjet po e shënon në mënyrë vituale, kjo për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19. Kështu njoftoi për Radio KFOR-in, Dafina Rudi nga “Evolucin Dance”: “Këtë vit për arsye të kushteve që nuk po mundemi me festu qysh ne kemi pasë dëshirë, do ta shënojmë këtë ditë në mënyrë virtuale. Kemi kijuar një event në facebook, ku kemi postuar të gjitha informatat për mësimet live që do të mbahen dhe pastaj video tutorials dhe mesazhe urimi nga të gjitha shkollat me të cilat e shënojmë sivjet “Ditën Botërore e Vallëzimit”.
Znj. Rudi, duke uruar “Ditën Botërore të Vallëzimit”, i fton të gjithë adhuruesit e vallëzimit që të festojnë duke dërguar videot e tyre duke vallëzuar: “Duke ju uruar të gjithëve festën, ju ftoj sot të vazllëzojmë më tepër e sidomos kur e dijmë se vallëzimi është një shërim i shpiritit që na ndihmon me mbjatë në nivel imunitetin dhe gjendjen mendore. Të gjithë mund të na bashkangjiteni duke na dërguar video të cilat mund t’i realziojnë secili duke vallëzuar dhe të njejtat t’i postojnë në event ose në profilet e tyre me thurje apo hashtag #dancedaykosovo, mirëpo mos harroni që postimet e juaja duhet të jenë publike.”
Këtë vit, pjesëmarrës në organizimin e festës, ku do të ketë vallëzim të rrymave të ndryshme muzikore, bashkë me “Evolucion Dance” janë: – “DANCING HOUSE ” Gjilan- ” QKR BREZ PAS BREZI ” – Prishtinë- ” CITY STARS ” Pejë dhe Prishtinë , ” FUEGO LOCO DANCE CENTER ” – Ferizaj -” EVOLUTION DANCE ” –Prishtinë, ” URBAN DANCE CREW” – Mitrovicë – ” BALLET WITH NESA” – Prishtinë & Gjilan ” ERI – DANCE SPORT ASSOCIATION ” – Tiranë- “COACH VOICELOVE” – Macedonia e Veriut– Shkup – ” KIZZ TOUCH” – Macedonia e Vriut- Shkup.
Për të marr pjesë apo për të parë performancat për shënimin e “Ditës Botërore të Vallëzimit”, ju mund të klikoni në këtë link: https://www.facebook.com/events/816889535384130/