– Në këtë datë të vitit 1992, ka lindur reperi dhe producenti amerikan Travis Scott, i cili feston sot ditëlindjen e 28-të. Alubmi i tij i vitit 2016, i titulluar ‘Birds in the Trap Sing McKnight’, ishte ne pozitën e parë atë vit (2016) në Amerikë.
– Me 30 Prill, të vitit 1983, këngëtari i ndjerë Michael Jackson, qëndroi për 3 javë në pozitën e parë në tabelen e këngëve më të mira në ‘Billboard Hot 100’ me këngën e tij ‘Beat It’, që ishte pjesë e albumit të tij të tretë ‘Thriller’.
– Në po këtë datë, të vitit 2004, këngëtari i ndjerë Ray Charles, u paraqit në një studio muzikore në Los Angelos pas shume vitesh larg skenës, duke e bërë këtë një paraqitje historike. Kjo ishte edhe dalja e tij e fundit në publik, pasi që ndërroi jetë me 10 qershor të po atij vitit (2004).